Kosovë-Serbi bisedime pa rezultate, palët ndahen për nënshkrimin e marrëveshjes

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.07.2024, 12:15

Ashtu siç pritej, takimi i së hënës në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës, Serbisë dhe të dërguarit europian për dialogun Miroslav Lajçak përfundoi pa ndonjë rezultat konkret.

Kryenegociatori Besnik Bislimi, akuzoi palën serbe se kërkon vetëm zbatimin e pjesshëm të marrëveshjes bazë.

“Pika e vetme e agjendës në të cilën ne duhej të shënonin përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të sekuencimit. Megjithatë nga pala serbe u bë e qartë prej fillimit se ata duan të zbatojnë vetëm pjesë të Marrëveshjes Bazë, që janë në harmoni me vijat e tyre të kuqe. Ne nuk i kemi parë kurrë ato vija të kuqe”, tha Bislimi.

Kryenegociatori serb Petkoviç i cilësoi bisedimet të vështira, ndërsa tha se këmbënguli në formimin e bashkësisë së komunave serbe.

“Një nga çështjet kyçe është pranimi i draftit të Asociacionit, të përgatitur nga BE-ja. Beogradi është gati ta pranojë atë. Drafti është vendimtar dhe është hapi kryesor në drejtim të themelimit të Asociacionit. Por duket se Kosova nuk është e gatshme”, tha ai.

Ky është takimi i fundit për këtë sezon dhe sipas Bislimit, palët do të kenë afat deri më 18 korrik për të dërguar komentet e tyre. Pas kësaj Brukseli zyrtar do të nxjerrë një propozim të ri për zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe diskutimet do të vijojnë në shtator.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit