Në Shqipëri bie numri i të rinjve 15-19 vjeç dhe shtohen 90-vjeçarët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.07.2024, 12:31

Nga viti në vit numri i të rinjve në Shqipëri bie me ritme drastike.

Në censin e vitit 2011, në të gjithë vendin u numëruan 268,756 të rinj të grupmoshës 15-19 vjeç, ndërsa në censin 2023, numri i tyre u përgjysmua me vetëm 142,943 persona, me rënie 47%.

Ndërmjet dy censeve, kjo grupmoshë kishte rënien më të madhe si në numër dhe në përqindje. Krahasuar me 2011, popullsia e përgjithshme pësoi rënie me 14.8%, ndërsa në grupet e reja moshore, ky raport ishte më shumë se dy herë më i lartë.

Përveç kësaj grupmoshe, rënie mbi 40% pësuan edhe grupmoshat 10-14 vjeç (41%) dhe 20-24 vjeç (41%).

Ndërkohë që rritje të fortë pati grupi i popullsisë 85-89 vjeç që arriti në 26,443 persona në censin 2023, nga 14,738 të tillë me 2011, me rritje 79%. Grupmoshat në moshë pensioni janë rritur me ritme shumë të larta pasi krahasuar me vitin 2011 rritja është 49%, pra 473 mijë persona në 2023.

Ky ndryshim i strukturës së demografisë paralajmëron probleme për ekonominë e vendit tonë në vitet në vijim. Të moshuarit përbëjnë një grup në rritje të konsumatorëve me nevoja specifike dhe blerje të konsiderueshme.

Por këto nevoja dhe preferenca të të moshuarve nuk lidhen me interesat e biznesit dhe kjo do i detyrojë kompanitë të përshtasin produktet për këtë grup të ri konsumatorësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit