Mjekja Alketa Pere: Doja të hidhesha nga ballkoni!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.07.2024, 09:56

Teksa mjekët të cilët duhet të ishin pas hekurave pas krimeve humane ndaj mijëra pacientëve dhe zhvatjes së tyre deri në palcë, ftohen në studio televizive dhe viktimizohen me paturpësinë më të madhe.

Alketa Pere ka deklaruar:

“Ka situata për shembull që pacienti nuk do të na japi kafe ne, nuk do të na japi, fare, asgjë, nuk ka dëshirë. Pacienti shtyhet për t’i dhënë një kafe doktorit se kujton se nuk i jepet shërbimi i duhur”.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se çështja është në dorë të prokurorit dhe nuk dihet si do të marrë rrjedha e ngjarjeve. Ndërkohë që prokuror i çështjes është Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes së PS Ermonela Felaj dhe gjyqtare e çështjes është Armela Hasantari.

Drejtësia e re në bashkëpunim me Shëndetësinë e Rilindur sjellin prodhime të tillë emra protagonistësh për të formuar puzzle-in se në çfarë sistemi të korruptuar jetojnë shqiptarët.

”Jam qelibar, kurrë në jetën time t’i kem thënë një pacienti shko bëj një ekzaminim në privat, jo më ta transferoj. Në momentin që mora vesh për pezulëimin nga detyra i dhashë të drejtë asaj gruas që u hodh nga Ura e Bunës dhe më ndau vetëm një moment i vogël, për t’u hedhur nga ballkoni”.-ka shtuar Pere.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit