Gledis Trashaj, djali i 63-vjeçarit Pal Trashaj i cili i dha fund jetës duke pirë fostoksinë para SPAK, është i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë.
Duke folur për mediat, ai ka treguar se babai i tij kishte shkuar në SPAK për të kërkuar drejtësi pasi i ishte marrë pasuria nga përmbaruesit që punojnë për kompanitë e mikrokredive.
Ai tha se babai i tij bisedën e fundit para se të ndërmerrte aktin e rëndë e ka bërë me mamanë.
“Ka folur e mamin, i ka thënë kam bërë një gjë, kam marrë fostoksinë s'e nuk po gjej dot drejtësi”.
Duke treguar me detaje se si babai i tij ra viktimë e mikrokredive dhe përmbaruesve që i morën makinën, pronën dhe pagën, Trashaj tha se këtë çështje nuk do e lërë me kaq pasi planifikon ta çojë deri në Strasburg.
"Tek ajo banesë jetojmë, nuk është e sekuestruar e kam parë në hipotekë. Ai po kërkonte drejtësi. Hera e parë që kemi folur, kemi fol kur ishte atje ku unë jetoj. Nuk ka folur me njëri, ka folur e mamin, i ka thënë kam bërë një gjë, kam marrë fostoksinë. Do marrim një avokat do e ndjekim çështjen.
Të humbësh prindërit, është nuk e di, jemi të shokuar. Në 2014, shoqëria në fjalë më ka bllokuar mua minimumin jetik, e gjithë paga bllokohej, të gjithë familjes. Nuk merrja rrogën. Jetoja me një rrogë të dytë. Është fol këto ditë jo për probleme të rënda psikologjike, por në atë moment që ka marrë këtë akt ka qenë gjendja e rëndë emocionale.
Dhe unë jam shumë pak i informuar, mori një të dhënë, doli jashtë dhe piu helm. Si ndodhi? Tek SPAK ka vajtur me vendime gjykate. Më duket në prill ka marrë një letër nga SPAK dhe i kanë thënë që nuk qëndron. Me këto mikrokredi dhe shoqëri përmbarimore po i shkatërrojnë, dhe të venë sekuestro të plotë mbi makinën, pronën, pagën. Do vazhdoj gjatë me këtë histori dhe procedurën ligjore, këtu në vend, në vendin ku jetoj e deri në Strasburg".