Shkodër/ Shpërthim me tritol në derën e shtëpisë së policit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.07.2024, 09:03

Një shpërthim me tritol ka tronditur lagjen "Tepe" të Shkodrës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e shtëpisë private të oficerit të policisë Vilson Zhuri.

Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.

Policia vijon me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë që pak ditë më parë, Klaudio Gjokhilaj dhe Klaudio Kovaçi i vunë vënë flakën makinës së një efektivi policie në Lezhë për shkak të detyrës së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit