Piu fostoksinë para SPAK, ndërron jetë 63-vjeçari nga Lezha

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.07.2024, 08:26

Ka ndërruar jetë në spital Pal Trashaj, 63 vjeçari i cili mesditën e djeshme piu fostoksinë para prokurorisë së SPAK.

63-vjeçari kishte vendosur t'i jepte fund jetës për shkak të problemeve me mikrokreditë. Ditën e djeshme ai kishte shkuar në SPAK për t'u takuar me Altin Dumanin, por kur rojet e sigurisë nuk e kishin lejuar, kishte pirë fostoksinë.

Si shumë shqiptarë të tjerë ai ishte viktimë e skemës së mashtrimit financiar me mikrokreditë. 63-vjeçari që njihej si historian në Lezhë, prej vitesh kishte denoncuar kalvarin me kredinë e marrë që më pas ndër vite u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë.

Ai pretendonte se e ka shlyer borxhin por pas disa vitesh institucioni ka pretenduar se nuk e ka shlyer dhe dy përmbarues i kishin marrë pronën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit