U dënua 20 vjet për vrasjen e gruas, kosovari i shpëton dëbimit nga Zvicra

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.07.2024, 12:07

Gruan e kishte vrarë 15 vjet më parë në Zvicër.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në prill të 2009-tës, tek stacioni i autobusëve në Rinkën afër qytetit Brugg të Kantonit Aargau, ku asokohe 41-vjeçari nga Kosova me disa të shtëna e kishte qëlluar për vdekje, 35 vjeçaren (bashkëshorten e tij).

Në vitin 2013, burri nga Kosova u dënua me 20 vjet burgim.

Tani 56-vjeçari i shpëtoi dëbimit nga Zvicra.

Kështu kishte vendosur më 12 qershor, Gjykata Federale raportojnë mediat zvicerane.

Në vendim thuhet se kosovari do të mund të depërtohej vetëm nëse do të trajtohej nga sistemi penal i Kosovës, siç kërkon Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Por, kjo duket se është e pamundur dhe ai mund ta vazhdojë dënimin në Zvicër.

Mediat zvicerane theksojnë se deri tek akti makabër ka ardhur si pasojë e një dramë e gjatë në lidhjen mes tyre.

Nga procesi gjyqësor del se gruaja, nënë e tre fëmijëve (që i kishin së bashku), donte të ndahej nga bashkëshorti, i cili nuk donte të pranonte një gjë të tillë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit