Oltion Çaçi për ata që mund të mos e njohin, është kryetari aktual i Bashkisë Sarandë. Zotëria në fjalë ka organizuar një tender të dyshimtë për ndërtimin e një rruge në këtë qytet. Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-00582-04-08-2024.
Objekti i saj është “Ndërtim i rrugës 13 birbilenjtë Sarandë" me një fond limit në vlerën 24,583,333 lekë të reja pa TVSH ose gati 295 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por pas studimit të dokumentacionit të kësaj procedure, ka dyshime se fituesi ka qenë i paracaktuar që në fillim.
Themi kështu pasi në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani. Por nga këto është përzgjedhur ftuese ajo që ka dhënë ofertën më të lartë. Madje jo vetëm kaq, por nëse krahasojmë vlerën ftuese me fondin limit, del se ajo është sa 94% e tij.
Por cili është fituesi? Bëhet fjalë për kompaninë JODY-KOMPANY, e cila rezulton në pronësi të Simon Çipa dhe Jani Miha.
Kjo kompani u shpall fituese për vlerën 23,139,800 lekë të reja pa TVSH ose gati 280 milionë lekë të vjetra me TVSH.