Pal Trashaj është 63-vjeçari, i cili tentoi t’i jepte fund jetës me fostoksinë jashtë ambienteve të SPAK. Ai kishte shkuar për një takim me Altin Dumanin, por nuk ishte lejuar nga forcat e sigurisë.
Më pas u kishte thënë atyre se kishte konsumuar fostoksinë dhe punonjësit e sigurisë kanë njoftuar ambulancën. Mendohet se Trashaj ka probleme me mikrokreditë dhe kjo ishte arsyeja pse donte të takonte Altin Dumanin.
Ai pretendon se e ka shlyer borxhin por pas disa vitesh institucioni ka pretenduar se nuk e ka shlyer atë dhe dy përmbarues i kanë marrë pronën.