Oliver Stone autori i filmit “Scarface” në Shqipëri, fotografohet në “Folie Marine” në Jalë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.07.2024, 18:57

Regjisori, skenaristi dhe producenti i njohur amerikan William Oliver Stone ka vizituar së fundmi Shqipërinë. Ai ka zgjedhur që të kalojë disa ditë pushime në bregdetin e jugut, konkretisht në Jalë.

William Oliver Stone bashkë me bashkëshorten e tij, po qëndrojnë në "Folie Marine" dhe nga fotot duket se po shijon drekën pikërisht në këtë resort.

7874A0A4 A2AB 44DF 997E B4F2004F6C9D

Stone po qëndron në një dhomë luksoze, çmimi i së cilës shkon në 5000 euro nata. Po flasim këtu për çmimin më të lartë në Shqipëri, por jo vetëm.

Stone është regjisor i mirënjohur në gjithë botën, pasi ka trajtuar tema që nga Lufta e Vietnamit dhe politika amerikane deri te biografitë muzikore dhe dramat kriminale.

Ai ka marrë vlerësime të shumta duke përfshirë katër çmime Oscar, një çmim BAFTA, një çmim Primetime Emmy dhe pesë çmime Golden Globe. Fillimet e karrierës së tij Stone i ka nisur duke shkruajtur skenarin e filmit të famshëm gjatë gjitha kohrave, “Scarface”, ku protagonisti kryesor ka qenë Al Pacino.

Oliver Stone nuk është i vetmi vizitor në “Folie Marine Jalë”, pasi shumë personazhe zgjedhin këtë destinacion më të veçantë në rivierën shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit