Itali/ Gjendet i pajetë në një përrua 65- vjeçari shqiptar

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.07.2024, 18:36

Gjon Toma, një shtetas shqiptar 65-vjeçar, i cili jetonte prej vitesh në Pistoia, Itali, me familjen e tij, u gjet i pajetë nga zjarrfikësit në shtratin e përroit Bure në Candeglia,

Burrit i pëlqente të ecte në ato anë dhe nuk ishte hera e parë që ngjitej në Via Antonelli: në zonën e Candeglia, ku u gjet i pajetë. Bashkëshortja e tij dhe djali kishin bërë denoncim në polici për zhdukjen e tij një ditë më parë.

Ai kishte celularin me vete, por pasi zilja i ra disa herë, telefoni u fik. Zbulimi i trupit të tij të pajetë është bërë nga forcat zjarrfikëse, ndërsa nuk dukej se kishte shenja dhune. Megjithatë pritet autopsia për të zbardhur shkakun e vdekjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit