Nëse shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.07.2024, 21:16

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi të shpallur në kërkim.

Në njoftim thuhet se ai dyshohet për përfshirje në vepra penale, por që nuk specifikohet se për çka.

“Policia e Kosovës, (DRP Mitrovicë Veri), mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore Mitrovicë, paraqet fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprimtari penale. Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka publikuar edhe fotografitë e të dyshuarit:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit