Një person pi helm para SPAK-ut!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.07.2024, 17:32

Një person raportohet se ka pirë helm para dyerve të SPAK, për arsye ende të panjohura. Mësohet se më pas është transportuar drejt spitalit.

Personi i identifikuar si shtetasi P. T., nga qyteti i Lezhës është në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.07.2024, në rrugën "Panorama", përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit