Vodhi paratë e bamirësisë në Rahovec, Policia identifikon të dyshuarin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.07.2024, 09:38

Dje, Policia në Gjakovë, ka publikuar fotografinë e një personi që dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes në Rahovec dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët. Personi i dyshuar ka arritur të identifikohet.

B.S, është intervistuar sot nga Policia dhe me vendim të prokurorit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregulltë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 01.07.2024 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikimin e një personi të dyshuar, paraqitur me fotografi, dhe i cili ishte i dyshuar për veprën penale “vjedhje” në një barnatore në qytetin e Rahovecit”, thuhet në njoftim.

“Stacioni Policor në Rahovec, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të dyshuar, ka arritur që për një kohë të shkurtër të siguroj informacion për identitetin dhe vendndodhjen e tij”, bën me dije policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky i cili kontribuon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit