“Modi”, shqiptari që fitoi 50 mijë € brenda burgut të Janinës duke shitur drogë dhe bërë jetë luksoze

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.07.2024, 16:05

Një revoltë e të dënuarve ka shpërthyer në burgun e Janinës pasi forcat speciale greke ndërhynë për të kontrolluar një të burgosur shqiptar që drejtonte një aktivitet kriminal nga qelia.

Edmond Përbasha, i njohur ndryshme me nofkën "Modi", “Bossi” apo “Shefi” ishte nën hetim prej 4 muajsh bashkë me nëndrejtorin e IEVP-së, llogaritarin e burgut, administratorin, një gardian, një të burgosur dhe dy persona të tjerë.

Hetimet nisën në mesin e janarit të kaluar, kur Policia mori informacione për një të burgosur, i cili me ndihmën e punonjësve të policisë dhe punonjësve të burgut importonte drogë, celularë dhe para nga kriminelët në burg dhe nga shitja e drogës. Në të njëjtën kohë, u konstatua se për mbrojtjen e tyre, anëtarët e organizatës zbatuan masa kundër vëzhgimit dhe përdorën fraza dhe fjalë të koduara.

Nga data 20 prill 2023 deri më 3 qershor 2024, u konstatua se depozitat e regjistruara në emër të shqiptarit kapin vlerën e afërsisht 50,000 euro. Paratë legalizoheshin nëpërmjet konsumit të produkteve brenda burgut dhe kreditimit të palëve të treta. Nga hetimi u zbulua se zëvendësdrejtori kishte një rol katalizator për veprimin e bandës brenda burgut pasi kishte lejuar përdorimin e celularëve dhe njoftonte të burgosurin shqiptar për kontrollet e pashmangshme në qeli.

Pas zbulimit të bandës dhe aktivitetit të tyre brenda burgut, forcat speciale EKAM dhe MAT, bashkë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm kanë ndërhyrë në burg prej orës 06.00 të mëngjesit për të ekzekutuar disa urdhër arreste por kjo gjë ka sjellë revoltën e të dënuarve. Të burgosurit nisën menjëherë të djegin dyshekë dhe sende të tjera, dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë situatën në kontroll.

Φυλακές Ιωαννίνων: «Ξέπλεναν» χρήματα από ναρκωτικά – Ο Modi, ο  υποδιευθυντής, ο αρχιφύλακας, η λογίστρια και το μαύρο ταμείο - Messolonghi  Voice

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit