“Nxirre thikën, qëlloje”, zbardhet vrasja e 18-vjeçarit Aurelio Dervishit dhe shkaku

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.07.2024, 13:39

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 18- vjeçarit Aurelio Dervishi dhe ka dërguar në gjykatë çështjen ndaj 4 të rinjve që akuzohen për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:45 të datës 31 mars pranë maternitetit “Koço Glozheni”.

Shtetasit Frensi Shehi, Shahir Hafuzi, Irhad Islamaj kanë qenë me automjet pranë maternitetit dhe afër tyre në një automjet tip "Audi" kanë qenë 18 vjeçari Aurelio Dervishi, Renis Fusha, Iljan Ismaili si dhe dy vajza me iniciale A.S dhe E.A. Kjo e fundit prej disa muajsh kishte lidhje intime me Frensi Shehin, të cilit "i ka lindur" ideja për të nisur një konflikt me Aurelion dhe ka ftuar edhe shokët e tij.

Hetuesit kanë zbuluar se në momentin që dy automjetet kanë qenë paralel në semafor, Frensi Shehi nga xhelozia ka zbritur nga automjeti ku ishte dhe ka nisur të ofendojë e të përplaset fizikisht me viktimën dhe shokët e tij.

Ai e ka shtyrë shokun e tij Shahir Hafuzi të nxjerrë thikën e të godasë viktimën, veprim të cilin i mituri e ka kryer. Ndërsa Bjorni Shehi dhe Irhad Islamaj kanë goditur fizikisht me grushte dhe sende të forta Aurelio Dervishin dhe shokët e tij.

Ekspertiza mjekoligjore ka zbuluar se shkaku i vdekjes së Dervishit ishte shoku hemoragjik traumatik si pasojë e plagës në kraharor.

Pas ngjarjes së rëndë policia ka sekuestruar telefonat e dy vajzave qe ndodheshin në makinë me viktimën dhe nga kqyrja e telefonit te shtetases E.A rezultoi se kishte disa komunikime me Frensi Shehin pak përpara se të ndodhte ngjarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit