Bazat amerikane në Evropë dhe personeli janë vënë në gatishmëri të shtuar pas informacioneve të inteligjencës për një sulm të mundshëm terrorist.
Një zyrtar i mbrojtjes amerikane konfirmoi për mediat rritjen e shkallës së mbrojtjes megjithëse nuk dha shumë detaje për përmbajtjen e informacioneve.
Zyrtarë të tjerë thanë se kërcënimet e shtuara lidhen kryesisht me kampionatin europian që mbahet në Gjermani dhe lojërat olimpike në Francë.
Komanda evropiane e Shteteve të Bashkuara ka këshilluar personelin për vëmendje të lartë dhe hapa sigurie shtesë.
“Rritja e gatishmërisë nuk lidhet me ndonjë kërcënim specifik, por me disa faktorë të kombinuar, siç janë ngjarjet e mëdha – përfshirë këtu Kampionatin Evropian të Futbollit dhe Lojërat Olimpike – dhe sulmet e mundshme nga individë të këqij kundër objektivave të ndryshme joushtarake në Evropë”, thuhet në deklaratë.