Biden kritikon vendimin për imunitetin: Gjykata i dha fuqi Trump-it

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.07.2024, 11:03

President i SHBA, Joe Biden ka kritikuar vendimin e gjykatë së lartë që i dha imunitet kundërshtarit të tij Donald Trump, duke e cilësuar si të rrezikshëm dhe në dëm të popullit amerikan. Përmes një deklarate nga Shtëpia e Bardhë Biden tha se vendimi i një dite më parë, mund ta mbrojë Trump nga dalja në gjyq përpara zgjedhjeve të nëntorit.

“Vendimi i gjykatës së lartë do të thotë se nuk ka pothuajse asnjë kufizim për atë që një president mund të bëjë. Ky komb u themelua mbi parimin se nuk ka mbretër në Amerikë. Askush nuk është mbi ligjin, as Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Por ky vendim e ka ndryshuar rrënjësisht këtë”, tha Biden.

Më tej në fjalimin e tij kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se populli duhet të japë më votë gjykimin që gjykata nuk e bëri.

“Populli amerikan duhet të japë një gjykim për sjelljen e Donald Trump. Duhet të vendosë nëse duan t’ja besojnë edhe një herë presidencën Trump, duke e ditur që tani ai do të jetë edhe më i guximshëm për të bërë çfarë të dojë dhe sa herë të dojë”, shtoi presidentin i SHBA.

Gjykata e lartë e SHBA vendosi të hënën për imunitet absolut ndaj një presidenti për veprimet zyrtare që ai mund të ndërmarrë, dhe nga ana tjetër asnjë lloj imuniteti për veprimet jo zyrtare.

Vendimi i gjykatës i jep edhe më shumë ‘fuqi’ Trump në garën presidenciale, ndërsa i shton frikën Joe Biden, kandidatura e të cilit është vënë në dyshim pas dështimit në debatin e parë publik me kundërshtarin e tij. Joe Biden dhe Donald Trump do të përballen në nëntor, secili për një mandate të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit