Të braktisur dhe lënë në harresë, 64 mijë të moshuar jetojnë vetëm

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.07.2024, 11:05

Referuar Censit 2023, rreth 64 mijë persona mbi 60 vjeç jetojnë vetëm në të gjithë vendin.

Të dhënat e publikuara pak ditë më parë tregojnë se 88,1% e popullsisë jeton në Njesi Familje përbërje tradicionale të bërthamave familjare (fëmijë, bashkëshort, bashkëjetues dhe prindër). Nga pjesa tjetër e popullsisë (11,9 për qind), 7,6 për qind e tyre deklaruan se nuk kishin lidhje familjare dhe 4,3 për qind e popullsisë jetonin vetëm. Pjesa më e madhe e popullsisë që jeton vetëm, 62.5% ose 64,375 persona përbëhet nga të moshuarit, 60 vjeç e lart.

Këto shifra janë një pasqyrim i aktualitetit të ditëve të sotme pasi për fat të keq jetesa në vetmi e të moshuarve po kuptohet nga ngjarjet tragjike që ndodhin çdo ditë. Rastet kur të moshuarit që jetojnë vetëm kanë humbur jetën brenda shtëpive të tyre janë të shumta dhe sa vijnë e shtohen.

Ndërkohë që shqetësues është fakti se krahasuar me vitet e kaluara, numri i të moshuarve është rritur pasi në 2023, një në pesë individë (19,7 për qind) ishin 65 vjeç e lart, në 2011 ky raport ishte një në nëntë individë (11,3 për qind) dhe në 2011 7,5 për qind.

Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve1 pësoi rënie në 24,0 për qind nga 30,4 për qind vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4 për qind nga 16,7 për qind në 2011.

Ndër faktorët që kanë ndikuar në ndryshimin e strukturës së popullsisë janë ulja e lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar dhe i brendshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit