Vangjush Stavro e ka ndarë mendjen t’i lërë shqiptarët beqarë… Drejtori i Gjendjes Civile prej javësh nuk luan kaçurrelin për të rregulluar sistemin që ka lënë pa shërbim mijëra shqiptarë.
Një qytetare shkruan për JOQ se një sistuatë e tillë vijon prej javësh. Ajo shton se ka shkuar 4 herë për t’u celebruar por s’ka mundur sepse punonjësit e GJC i kanë thënë se sistemi nuk ka.
Punonjësit luajnë Solitaire në komojuterët e tyre teksa ata që kërkojnë të zgjidhin punë sorollaten në zyrat e instituconit përditë për të ruajtur se kur vjen sistemi.