Edhe këtë herë do ju prezantojmë me kandidatët për heronj.
I pari në listë është i moshuari Petraq Bregu, tifozi 80-vjeçar që udhëton kudo për të parë ndeshjet e kombëtares shqiptare. Ai u shfaq edhe në Gjermani, ku kishte ardhur nga Londra për të parë sfidat e Shqipërisë. I moshuari është një shembull frymëzimi për të gjithë në lidhje me atdhedashurinë, por jo vetëm.
Enea i vogël, shqiptari i lindur në Itali, por tifozi më i flaktë i Kombëtares shqiptare. Ai tërhoqi vëmendjen, kur puthte stemën e flamurit në fanellë, kur disa italianë po këndonin me shpirt himnin, në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë. Videoja u pa me mijëra herë dhe jo për himin e italianëve, por për veprimin e Eneas, që pavarësisht se nuk ka lindur në Shqipëri, ka një dashuri të madhe për vendin e origjinës së tij.
Në listë është edhe efektivi i FNSH-së, i cili gjatë rrugës, ku ishte duke ecur me makinë, pa një qen që ishte përplasur nga një automjet. Ai e ndaloi makinën e mori qenin në anë të rugës dhe filloi që t’i jepte ujë. Qeni ishte në gjendje të mirë, por kishte probleme me këmbën. Efektivi i policisë, ishte i pari që i erdhi në ndihmë.
E katërta është zonja nga Fieri, e cila prej tre vitesh ndiqte në spitalin Onkologjik babain e sëmurë. Zonja në fjalë, çdo sekondë ishte dhe është pas babait të saj, të cilit i është hapur një plagë e madhe në kokë. Pavarësisht sorollatjeve në spitalin Onkologji apo edhe në spitalin e Fierit, ajo nuk u dorëzua kurrë për t’u kujdesur për babain e saj, mësues, i cili nuk merr asnjë ndihmë nga shteti. Ajo është heroina e tij