Dy gratë të dyshuara për abortin e paligjshëm në Podujevë – Prokuroria ndërmerr veprimet e para

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.07.2024, 16:12

Dy gra janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë ndihmuar viktimën të kryjë abort të paligjshëm. Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj konfirmoi se tashmë është lëshuar aktvendim për ndalimin e dy të dyshuarve.

Të njëjtat akuzohet për dy vepra penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”.

Çka thuhet në raport të policisë?

Një grua shtatzëne nga Podujeva po dyshohet se ka kërkuar tretman mjekësor në QKUK pasi kishte kryer abort të paligjshëm, shkruan Insajderi. Rasti nga policia është cilësuar si “vrasje e foshnjës gjatë lindjes” , ndërkohë që janë arrestuar dy të dyshuara.

Të njëjtat thuhet se janë dërgua në mbajtje.

Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur ditën e djeshme, 30 qershor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit