Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga stuhitë e forta dhe shirat e dendur që përfshinë Francën, Zvicrën dhe Italinë gjatë fundjavës.
Stuhitë sollën shi të rrëmbyeshëm, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje në shumë rajone.
Në Francë, tre të moshuar humbën jetën në rajonin Aube të shtunën kur një pemë ra mbi makinën e tyre për shkak të erërave të forta.
Në Zvicër, tre persona humbën jetën nga një rrëshqitje dheu në kantonin juglindor të Ticino-s, ndërsa një tjetër burrë u gjet i vdekur në një hotel në Saas-Grund në rajonin jugperëndimor të Valais, me gjasë i zënë nga një përmbytje e papritur. Një person në Valais rezulton i zhdukur ndërsa punonjësit e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tij.
Zermatt🇨🇭 tonight.
— Dave Throup (@DaveThroup) June 29, 2024
8 days after the last severe flood.pic.twitter.com/TUY0bAYAPz
Shërbimet e sigurisë civile thanë se kanë evakuuar "disa qindra" njerëz në Valais dhe mbyllur disa rrugë për shkak të lumenjve të tejmbushur. Ekipet e urgjencës po punonin gjithashtu për të evakuuar 300 pjesëmarrës të turneut të futbollit nga Peccia dhe gati 70 kampistë nga Mogno. Disa zona në Valais ishin pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm, ndërsa rrugët u mbyllën pasi Rhone dhe degët e tij u vërshuan në disa vende.
Massive floods and landslides triggered by several days of heavy rain ravaged parts of northern Italy pic.twitter.com/dj3Q6ajd3C
— Reuters (@Reuters) June 30, 2024
Në Itali, lugina veriore e Aostës pati përmbytje dramatike pasi disa lumenj u frynë.
Ndërkohë që Greqia dhe Turqia po përballen me zjarre masive për shkak të temperaturave të larta. Autoritetet në Athinë dërguan mesazhe urgjente për disa banorë që të evakuohen dhe të tjerë të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbyllin dritaret për t'u mbrojtur nga tymi. Ndërsa në Turqi disa banorë dhe pushues janë evakuuar edhe në lagjen turke të Izmirit.