Disa persona janë plagosur nga një sulm me acid në një kafene në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Bochum.
Një burrë hyri në kafene rreth orës 15:25 dhe derdhi një lëng acid mbi një klient të ulur në një tavolinë në pjesën e jashtme të lokalit, duke e lënë viktimën të plagosur rëndë, tha policia lokale në njoftimin për shtyp.
Një grua e ulur në tavolinë me të dhe një kamariere u plagosën gjithashtu.
Gjatë operacionit, katër policë dhe dy zjarrfikës që ranë në kontakt me lëngun gjithashtu pësuan lëndime, tha policia.
Autori fillimisht është arratisur por është arrestuar pak më pas në afërsi. Motivi i ngjarjes është ende i paqartë. Një hetim policor është duke vazhduar.