Shpëtoi 69-vjeçaren që po mbytej, gruaja heroinë: Dy burra s’më ndihmuan se kishin frikë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.07.2024, 12:55

Një grua ka tentuar të vetëmbytet në liqenin e Pogradecit ditën e sotme.

Ngjarje e rëndë ka ndodhur tek zona e plazhit publik të Uçkave në Pogradec. Për fat të mirë një punonjëse e ndërmarrjes së gjelbërimit ka ndërhyrë në kohë dhe ka shpëtuar 69-vjeçaren Teuta Velo që ishte futur në liqen bashkë me rrobat.

Gruaja heroinë ka treguar se ka hyrë e vetme në liqen për të nxjerrë në breg 69-vjeçaren, ndërkohë që dy burra që ndodheshin aty nuk e ndihmuan me përjashtim të një djali të ri. Ajo tha se është shumë e lumtur që arriti të shpëtonte 69-vjeçaren dhe e riktheu në jetë.

"Ajo kishte hequr atletet, çorapet dhe ishte hedhur siç ishte. Ajo ishte mbytur, uji e kishte nxjerrë në breg. Unë e tërhoqa në qoshe, e shtypa në kraharor dhe i nxorra gjuhën dhe i erdhi shpirti. Pastaj erdhi një djalosh dhe më ndihmoi se unë aq mund ta ndihmoja. E mori policia pastaj e çoi në spital, ajo kishte shpëtuar tani dhe unë jam lumturuar shumë. Aty ishin edhe dy burra, iu thashë hajdeni me ndihmoni ta tërheq, ata thanë 'Jo se na merr i vdekuri"', dhe unë iu thashë mirë se do hidhem vetë, le të më marrë mua i vdekuri, s'e lija unë aty."

Policia ka nisur hetimet mbi rastin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që çuan gruan në këtë veprim me pasoja që fatmirësisht ka mbetur në tenrativë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit