Pas skandalit, Rama pritet me protesta te Onkologjiku: Shoqërohen të rinjtë që protestuan

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.07.2024, 12:12

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta gjatë vizitës së tij në spitalin Onkologjik në QSUT.

Disa të rinj janë përballur me kryeministrin dhe i kanë kërkuar llogari për skandalin e shëndetësisë, ndërsa në duar mbanin pankarta dhe një boks ku dëgjohej Rama duke folur për shëndetësinë falas.

Një prej të rinjve që iu drejtua Ramës me fjalët: "O maskara, e hoqe prape përgjegjësinë nga vetja", është ndaluar nga rojet e sigurisë dhe shoqëruar në Komisariatin nr.4 ashtu si bashkëmoshatarët e tij.

Në orën 19:00 pritet të mbahet protesta e dytë para Ministrisë së Shëndetësisë nga qytetarët dhe aktivistët që kërkojnë dorëheqjen e ministres pas skandalit në Onkologjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit