Ashtu siç dihet tanimë, prej më shumë se një jave gjendja civile në vendin tonë ndodhet në kolaps pasi mungon sistemi.
Por sikur të mos mungonin problemet me gjendjen civile, tani shqiptarët po përballen me mungesë sistemi edhe te Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).
Qytetarët kanë treguar për JOQ ALBANIA se që prej të premtes në këtë institucion mungon sistemi, ndërsa sot janë lajmëruar për këtë problem pasi kanë mbërritur atje dhe janë futur në radhë.
Ata thonë se sistemi vijon të jetë jashtë funksionit edhe pse kanë shkuar që në orën 8 të mëngjesit dhe sportelet janë hapur. Për momentin në ambientet e DPSHTRR janë mbi 80 qytetarë që presin në radhë për të mbaruar punë, por askush s'iu jep shpjegim se kur do rikthehet sistemi ose arsyen e mosfunksionimit të tij.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ! Ka qe te premten sistemi i mbyllur ,kemi qe ne mengjes ne rradhe dhe nuk jep njeri asnje informacion. Dhe te sporteli as nuk lajmerojne. Po te japin numer per te pritur ne rradhe. Nderkoh qe tani thone se sdo ket sistem fare. Sportelet jan hapur qe ne 8,na dhan numra per te pritur ne rradha dhe kte njoftim tani para 20min e postuan ,dhe sportelet ste informonin per asgje. Jan akoma rreth 80 vet aty te pa informuar qe nuk kane kontrolluar instagramin dhe sportelet nuk i informojne