Aksident me vdekje në Elbasan, 41-vjeçari përplas të moshuarin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.07.2024, 10:29

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Elbasan. Ditën e djeshme E. H., 41 vjeç, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin H. M., 94 vjeç, këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Qemal Stafa”, ku si pasojë i moshuari ka humbur jetën në spital. Policia ka vënë në pranga shoferin, i cili shkaktoi aksidentin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit