Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan.
Një 41-vjeçar është arrestuar pasi teksa lëvizte me makinë në rrugën “Qemal Stafa” ka përplasur shtetasin H. M., 94 vjeç. I moshuari është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Njoftimi i policisë:
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E. H., 41 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin H. M., 94 vjeç, këmbësor. Si pasojë, shtetasi H. M. ka humbur jetën në spital.