Thahet kanali vaditës në Bulqizë, banorët: Me ujë vetëm kur Rama e reklamoi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.06.2024, 20:29

Jemi në stinën e verës dhe temperaturat kanë shënuar mbi 40 gradë gjatë këtyre ditëve.

Për t’iu bërë ballë këtyre temperaturave uji është domosdoshmëri jo vetëm për njerëzit, por edhe gjallesat e tjera shtazore e bimore.

Por në Bulqizë thatësira ka kapluar fshatin Tuçep dhe Çerencë, aty ku dy vite më parë u ndërtua një kanal vaditës 19 km i gjatë.

Banorët e këtyre fshatrave thonë se që prej vitit 2021, kur edhe Edi Rama promovoi kanalin vaditës, nuk ka më ujë.

Sipas tyre ujin për vaditjen e tokave bujqësore tani e kanë marrë hidrocentralet.

Ata thonë se kryebashkiakja e Bulqizës, Festime Mjeshtri është në dijeni të këtij problemi me të cilin po përballen fshatarët në mes të thatësirës, por mbyll sytë.

Denoncimi i qytetarëve:

Prsh JOQ, ja propagandat qe ben partia vetem per foto , se uje nuk ka me pas momentit qe esht bere videoja . Po na shkon cdo gje dem pasi ujin e kane marre firmat private per hidrocentral dhe Festime Mjeshtri po mbyll syte .

As vitin qe kaloi nuk kishim uj vadites. Vetem ate vit qe ka postu Rama ka pas uj. Se ne po e vuajm mungesen e ujit. Epronaret e hidrocentraleve qe na e kan marr po mbushin xhepat

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit