Prej 10 vitesh i paralizuar, Guximi kërkon ndihmën e shqiptarëve që të ecë sërish

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.06.2024, 19:06

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Guxim Gogo është një 26-vjeçar që prej 10 vitesh nuk lëviz dot dhe ndodhet në karrocë.

I riu që u paralizua krejt papritur dhe pa asnjë sëmundje të mëparshme gjatë këtyre viteve ka bërë çmos për t’u ringritur në këmbë.

Tani mjekët në Turqi i japin shpresa se mund të ecë sërish në sajë të vendosjes së një pajisjeje specifike, trajtimit me anë të qelizave staminale dhe fizioterapisë intensive.

Por duke qenë se kjo ndërhyrje kushton 70 mijë euro dhe përpjekjet e vazhdueshme gjatë kësaj dekade për të gjetur kurim, i kanë shteruar mundësitë financiare familjes së tij, tani ata kërkojnë ndihmën e shqiptarëve.

Që Guximit t’i rikthehet shpresa dhe dëshira për të jetuar, ata lusin shqiptarët që të kontribuojnë me sa munden.

KLIKONI KËTU PËR TË DHURUAR

Apeli i familjarëve:

Guxim Gogo është paralizuar në moshën 26-vjeçare dhe prej 10 vitesh ndodhet në karrocë. Nuk ishte një aksident, por kjo gjë i erdhi atij në një mënyrë po aq të papritur.

Ishte një ditë Maji kur Guximit i nisën dhimbje të papritura dhe të fuqishme në pjesën e shpinës. Iu drejtua QSUNT-së për të marrë ndihmën e parë, por menjëherë pasi mjekët i bënë një qetësues ai nuk i ndjeu më këmbët.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta dhe konsultave të vazhdueshme, mjekët nuk arritën të gjejnë shkakun e paralizës së tij të menjëhershme.

10 vite më pas shkenca ka përparuar mjafueshëm sa për t’i dhënë Guximit shpresë dhe mundësi të mëdha që të ngrihet sërish në këmbë.

Shpresa për Guximin vjen nga Turqia ku në sajë të vendosjes së një pajisjeje specifike, trajtimit me anë të qelizave staminale dhe fizioterapisë intensive, shanset janë të mëdha që të ecë.

Ndërhyrja kushton 70 mijë euro.

Përpjekjet e vazhdueshme gjatë kësaj dekade për të gjetur kurim, i kanë shteruar mundësitë e tij financiare, duke e bërë të pamundur përballimin e një kostoje të tillë.

Në pamundësi që miqtë, të afërmit e familjarët të plotësojnë këtë shumë, kërkojmë ndihmën tuaj që Guximit t’i rikthejmë shpresën dhe dëshirën për të jetuar.

Kontributi juaj, sado i vogël qoftë, për Guximin do të ishte shansi i një jete të re të cilën e ëndërron prej 10 vitesh.

Bashkë mund t’ja dalim!

Ps. Për të gjithë ju që kërkoni një alternativë tjetër për të kontribuuar më poshtë gjeni numrin e llogarisë.

Numri i llogarisë:

Guxim Gogo

Credins Bank , Iban: AL81212110090000000000819419

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit