Reperi i njohur Mozzik disa javë më parë konfirmoi romancën e tij më të re me vajzën e deputetit kosovar, Lutfi Haziri, Lotina.
Së fundmi partnerja e tij ka ndarë me ndjekësit momente romantike me artistin.
Lotina ka postuar në TikTok një video e përqafuar me Mozzikun në avion, ndërsa ky i fundit tenton që të fshehë fytyrën duke mos e shfaqur atë.
Megjithatë nuk dihet arsyeja që reperi nuk është shfaqur me fytyrë, çifti shfaqen mjaft të lumtur duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.