Debat me kamarierin për porosinë, kuzhinierit në Velipojë i vënë armën te koka

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.06.2024, 16:29

Një sherr banal që mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur së fundmi në Velipojë.

Vonesa e porosisë është bërë shkak për nisjen e sherrit mes kamerierit dhe kuzhinierit në një lokal në fshatin Pulaj të Velipojës.

Por i afërmi i kamarierit, Ersild Ishmi, 33-vjeç ka ndërhyrë në sherrin mes tyre dhe ka kërcënuar me armë kuzhinierin.

33-vjeçari kur ka parë shërbimet e Policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u largua me shpejtësi.

I riu është shpallur në kërkim ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit