Itali/ 19-vjeçarja drogohet dhe përdhunohet nga dy shqiptarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.06.2024, 15:40

Dy burra me kombësi shqiptare, njëri 69-vjeç dhe tjetri 33 vjeç janë arrestuar nga efektivët e Policisë së Perugias pasi u shpallën përgjegjës për përdhunimin e një 19-vjeçareje,

Sipas hetuesve, vajza në fund të një mbrëmjeje në një vend publik në periferi të Perugias, teksa kërkonte një taksi për në shtëpi, ka takuar 69-vjeçarin shqiptar i cili është ofruar ta ndihmojë. Por me justifikimin se nuk kishte celularin me vete, ai e bindi vajzën që ta ndiqte në shtëpinë e tij, pak metra larg klubit.

Brenda banesës ndodheshin tre meshkuj, dy prej të cilëve e abuzuan seksualisht. 19-vjeçarja i tha policisë se ishte detyruar gjithashtu të përdorte kokainë.

Pas denoncimit të vajzës, policia ka ushtruar kontroll në shtëpinë ku dyshohet se ka ndodhur dhuna seksuale dhe ka gjetur 6,35 gramë kokainë, 17,90 gramë hashash si dhe një peshore precize. Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe specialistë të kabinetit të Policisë.

Kërkimi u shtri edhe në një banesë tjetër, e përdorur nga një 24-vjeçar shqiptar me gjasë i pranishëm gjatë përdhunimit. Brenda shtëpisë u gjetën kokainë, 19.530 euro kartëmonedha të prerjeve të ndryshme dhe një pistoletë e kalibrit Beretta 765 me pesë fishekë brenda karikatorit. Ky i fundit është arrestuar për veprën penale të posedimit për qëllime të trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje.

Njëzet e katër vjeçari u arrestua si dy shqiptarët e tjerë që u lanë në burgun Perugia-Capanne.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit