“Pa deklarim banese s’ka shërbim”, gjendja civile vijon të jetë në kolaps, drejtori me pushime?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.06.2024, 14:00

Prej më shumë se një jave sistemi i gjendjes civile në Shqipëri është në kolaps total pasi shqiptarët nuk marrin dot as shërbimet bazë.

Mosfunksionimi i këtij sistemi ka sjellë shumë probleme për shqiptarët që duan të regjistrojnë fëmijët e porsalindur, të martohen apo edhe divorcohen.

Por teksa shqiptarët kanë këto probleme dhe të tjera që rrjedhin prej gjendjes civile, drejtori i këtij shërbim Vangjush Stavro, vazhdon të qëndrojë në heshtje.

Pak muaj më parë ai tha se të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit duhet të deklarojnë vendbanimin ndryshe nuk do marrin shërbime nga zyrat konsullore.

Por kur shqiptarët nuk marrin dot shërbimet bazë të gjendjes civile në Shqipëri si mund t’i marrin ato në zyrat konsullore apo e-Albania që në të shumtën e rasteve është jashtë funksionit?

Vlen të thuhet se miliona lekë nga buxheti i shtetit shkojnë për mirëmbajtjen e e-Albania dhe sistemit të gjendjes civile, por problemet e tanishme tregojnë qartë mënyrën e përdorimit të tyre.

Denoncimi nr.1

Mirmengjesi JOQ Ka prej dy javesh qe ne Shkoder nuk funksionon sistemi i gjendjes civile . Mund ta reportoni kete problem . Faleminderit Pasi doja te ndahem si pjestare familjeje dhe gjendja civile na sjell skemi sistem Do me thene nje rremuje se ca behet aty qe nuk ka sistem nuk e di Por ka dy jave qe i pres dhe akoma sjane ne pune

Denoncimi nr.2

Prsh JOQ kam 10 dit qe pres per me bo celebrimin dhe cdo dit me thon se ska sistem,sdi ca me bo,sdi ku mu anku,punen e kam len pas dhe sdi a do rregullohet najher ky sistem i deshtum

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit