Nga nesër paguhet mbështetja financiare e papaguar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.06.2024, 11:25

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën të ditur se nga dita e hënë do të fillojnë pagesat e për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore si masë për përkrahje të familjeve me nxënës.

Siç njoftojnë nga MASH, në ditën e pare të mandatit, ministrja Vesna Janevska i obligoi sektorët përkatës të bëjnë kontroll të detajuar për obligimet financiare të parealizuara ndaj çdo nxënësi familja e të cilit i përmbush kushtet dhe ka aplikuar për realizimin e kësaj të drejte.

Në bazë të raportit të dorëzuar, po bëhet plan me dinamikë edhe për pagesën që fillon nga nesër.

“Në vend të zgjidhjeve jocilësore, nxënësit dhe familjet e tyre meritojnë mbështetje të vërtetë të vazhdueshme për lehtësimin e procesit arsimor dhe për tejkalimin e sfidave që po ballafaqohen për çdo ditë”, thonë nga MASH.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit