Gjermania është çerekfinalistja e dytë e Euro2024.
Skuadra gjermane mundi Danimarkën me rezultatin 2-0 pavarësisht ndërprerjes në pjesën e parë për shkak të rrufeve, VAR dhe golave të anuluar.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0 por në pjesën e dytë gjermanët kaluan në avantazh me Havertz dhe “vulën” e fitores e dha Musiala.
Me fitoren e sotme Gjermania avancon për në çerekfinale, ku pritet të mësojë kundërshtarin që do të vijë nga takimi mes Spanjës dhe Gjeorgjisë.