Është arrestuar nga policia kreu i grupit kriminal në Shijak Astrit Avdyli. E kemi fjalën për të njëjtin personazh i cili para disa viteve shfaqej në përgjime me Vangjush Dakon ku flisnin për votat.
Ai është arrestuar në banesën e tij. Urdhëri i arrestit për të ka ardhur pas operacionit Metamorfoza 2 ku u lëshuan në total 50 urdhër arreste.
Në listën e personave që janë në kërkim rezulton dhe ish deputeti socialist Arben Ndoka, i dyshuar si kreu i njërit prej grupeve si dhe vëllai dhe i afërmi i një tjetër deputeti të shumicës, Eduard Ndreca.