EKSKLUZIVE/ “Ky është babai im viktimë e onkologëve!” Kërkohet ndihmë e menjëhershme!!!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.06.2024, 13:17

Ky është rasti i pacensuruar i Novruz Allës…

”Ky është babi im… viktimë e onkologëve”,-shpjegon e bija teksa na rrëfen rastin dhe qan me dënesë…

“E kam në shtëpi këtu në Tiranë, ndoshta ka shprese akoma te behet dicka. E di qe ka vitet ne kurriz, por dhe pse ka ate semundje eshte i forte akoma”

E bija e 80-vjeçarit i cili ka qenë mësues në Fier, zotëri i nderuar e i respektuar, sot mban në shtëpi të dergjet në shtrat babain e saj…

80-vjeçari ka një plagë të madhe në vesh që nisi si një puçërr e më pas u diagnostikua si kancer. E bija rrëfen kalvarin e dhimbshëm që i bënë të përjetonte në shtet vetëm për ta shpëtuar, por ai sot ndodhet në këtë gjendje që do ju bëjë të mos i frenoni dot lotët…

Ajo qan me dënese teksa shpjegon makthin në spitalet shtetërore dhe se si neglizhenca e mjekëve bëri që plaga e të atit të degradonte në këtë nivel.

Kërkohet ndihmë nga çdo individ, spital privat apo donator që ka mundësi ta dërgojë jashtë për kurim…çdokush që mund të kontribuuojë ekonomikisht apo në asete për të ndihmuar familjen e cila nuk ka mundësi ekonomike për kurimin e mësuesit të nderuar Novruz Alla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit