Plagoset rëndë minatori në Bulqizë, niset me helikopter drejt Tiranës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.06.2024, 11:32

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në minierën e Bulqizës, e si pasojë ka mbetur i plagosur një minator.

I aksidentuar është identifikuar si Vaid Neziri, i cili punonte si minator. Ai ka mbetur i plagosur rëndë në një nga galeritë private të minierës. Për shkak të gjendjes së rëndë, pas ndihmës së parë të marrë në spitaline Bulqizës, ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Tiranës.

Gjatë punës, një masiv kromi është shkëputur duke e e zënë poshtë.

Fillimisht i aksidentuari është pikasur nga kolegët e punës të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen nga fronti i punës, ku më pas është dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku i është dhënë ndihma e parë.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë misur hetimet rreth kësaj ngjarje të rendë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit