Mjeku Edmond Gashi, nën hetim për skandalin e Onkologjikut është munduar të justifikojë veprimet e tij.
Përmes një reagimi në Facebook, Gashi i cili u mohonte pacientëve shërbimin në shtet dhe i drejtonte në klinikën e tij private, thotë se në punën e tij si mjek udhëhiqet nga betimi i Hipokratit. Ai pretendon se emri i tij po përdoret për interesa okulte.
"E kam thënë që në krye të herës dhe e përsëris, si mjek udhëhiqem në punën time nga ai betim që më shoqëron prej ditës së parë që kam hedhur mantelin e bardhë mbi supe. Mjeku bën detyrën e tij që është trajtimi dhe referimi i pacientit për çdo rast që paraqitet për një problematikë shëndetësore", shkruan Mond Gashi.
Buldozeri më tej justifikon edhe arratisjen e tij nga gjyjata, me pretendimin se donte të shmangte mediat, por nuk dha shpjegim për drekën që hëngri në Kashar, duke thyer masën e sigurisë.
"Gjykova se është më e drejtë të shmang të gjitha ato “topa balte” të pamerituara që janë lëshuar e lëshohen drejt meje. Kam respektuar masen e caktuar nga Gjykata. Oficeri i Policisë ka trokitur në derën time dhe unë kam qenë në banesë, është lehtësisht e verifikueshme. Por siç duket mediave që shpifin dhe përbaltin, faktet nuk i interesojnë", shton ai.
Për buldozerin Mond Gashi ka pasur shumë denoncime, ku faktohet se ai zhvaste qytetarët me kancer për përfitime personale. Ndaj tij, gjykata la këtë të enjte masën e sigurisë "arrest shtëpie".