“Hë Tomi, punove ndonjë çikë?“, ky është Tomori, “kolegu„ i Emiljanos

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.06.2024, 20:32

Publikimi i dosjes së përgjimeve të mjekëve dhe koordinatorëve të Spitalit Onkologjik në QSUT nxorri në pah makutërinë dhe kafshërinë e shumë prej tyre, të cilët të “qërruar” nga paraja, luanin me jetët dhe shpresën e pacientëve të sëmurë me kancer.

Në një nga përgjimet, shfaqet edhe një personazh i njohur si “Tomi”. Rezulton se ky person “qante hallin” me një person tjetër në lidhje me sigurimin e ndonjë kafeje nga pacientët. “Tomi” ankohej se nuk kishte “punuar” shumë dhe se ishte “dobët”.

Por kush është “Tomi”? JOQ ka arritur të mësoje ekskluzivisht se bëhet fjalë për shtetasin Tomor Spahiaj, me detyrë koordinator në Spitalin Onkologjik. Tomori, apo “Tomi” siç preferon ta thërresin, është kolegu i “pinxhos” Emiljano Lela dhe pa frikë konkurron me Edmond Gashin se cili e ka barkun më të madh.

Në vijim do të gjeni pjesë nga përgjimi ku përfshihet koordinatori Tomor Spahiaj:

Nr i telefoni: Hë Tomi punove ndonjë çikë? Tomori: Jo mo dobët, shumë zhurmë për asgjë. NR. i telefonit: Mos fol ashtu në telefon mo

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit