Kush është gjyqtarja ‘kriminele‘ që la të lirë mjekët zhvatës?!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.06.2024, 16:02

Armela Hasantari është gjyqtarja e cila ka vulosur vetëm arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për mjekët që torturonin, zhvasnin dhe vrisnin pacientët e sëmurë me kancer.

Ajo ka vendosur vetëm këto dy masa për një grup të strukturuar që kishin për qëllim zhvatjen e parave dhe jo kurimin e të sëmurëve.

Gjyqtarja nuk ka vlerësuar aspak përgjimet skandaloze dhe rastet e tmerrshme që kanë dalë nga dosja e prokurorisë, por ndoshta e mbuluar nga paraja e këtyre mjekëve milionerë, ka dhënë masa të lehta sigurie.

Por kush është gjyqtarja Armela Hasantari?

Kjo gjyqtare nuk është shumë e panjohur për bëmat e saj. Hasantari është gjyqtarja e cila la të lirë Jurgen Çelën, shoferin e dehur dhe të droguar që përplasi rëndë në mes të rrugës, një vajzë që punonte në media duke e lënë me dëmtime të mëdha. Jurgen Çela, përveçse i droguar ishte dhe kundravajtje, si dhe u largua dhe nga vendngjarja dhe gjyqtarja e la të lirë.

Bëma tjetër e Hasantarit është lirimi i dhunuesit të gazetarit Gjergj Zefi. Ky i fundit u dhunua nga një person me rrezikshmëri të lartë, por që doli nga qelia me vendim të Hasantarit.

Mjafton kaq, që për Hasantarin të nisë një hetim i mirëfilltë nga SPAK. Këto vendime skandaloze jo vetëm që ulin besueshmërinë tek drejtësia, por tregojnë hapur se drejtësia mund të blihet me para apo me "peshqeshe" të tjera.

Nuk është aspak e rëndë, të themi se Armela, është po aq kriminele sa mjekët që vrisnin pacientët duke mos dhënë për ta vendimin e duhur, aq më tepër kur shohim se historia e saj e vendimeve ndaj kriminelëve të tjerë është aq skandaloze sa askush nuk do e mendonte.

Thënë shkurt, Armela Hasantari duhet të hetohet!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit