Rast tragjik në Mavrovë, humb jetën një i mitur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.06.2024, 13:48

Një rast tragjik është regjistruar në Mavrovë, në të cilën ka humbur jetën një i mitur.

Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, dje në orën 18:00 në Policinë e Mavrovës, 55-vjeçari D.Gj. ka raportuar se djali i saj i mitur ka mbetur i lënduar dhe ka ndërruar jetë pasi i ka rënë një bojler në shtëpi.

“Me datë 27.06.2024 në ora 18:00 në Policinë e Mavrovës D.Gj. (55) ka raportuar se djali i saj i mitur është lënduar dhe ka ndërruar jetë pasi mbi të ka rënë një bojler në shtëpinë në zonën e Mavrovës.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa ekipi i Policisë rajonale të Gostivarit ka bërë kontroll në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit