Manipulohen të dhënat e Censusit, INSTAT nxjerr pas një viti rezultatet

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.06.2024, 12:25

Pasi u vonuan për mbi një vit, publikimi i të dhënave të Censusit ka nisur në formën e një pektakli, i denjë për vende diktatoriale.

Pasi ka rregulluar shifrat kryeministri, Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, ka dalë në spektaklin e organizuar për këtë 'gosti' manipulimi dhe ka deklaruar se sipas të dhënave të censit rezulton se në Shqipëri jetojnë 2 milionë e 412 mijë e 113 banorë.

Vetë punonjës të INSTAT kanë denoncuar në vijimësi manipulimin e shifrave që po bëheshin me urdhër të Edi Ramës, shtuar kësaj edhe vetë çfarë duket ashiqare në gjithë Shqipërinë, ku vetë INSTAT nxjerr rezultate për uljen drastike të numrin të nxënësve në shkolla, braktisjen e fshatrave, përgjysmimin e numri të maturantëve, rrezikun e shkrirjes së rreth 20 bashkive për shkak të shpopullimit.

Shpopullimi vihet re në tkurrje e ndjeshme e familjes në Shqipëri, ku numri mesatar i banorëve për një familje ka zbritur në 2023 në 3.2 anëtarë nga 3.78 anëtarë që ishte në Censusin e fundit.

Sipas këtyre të dhënave duket qartë që një familje mesatare shqiptare përbëhet nga prindërit dhe një fëmijë duke pasqyruar kështu edhe uljen e ndjeshme të lindshmërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit