Duket se paratë që Mondi u ka marrë pacientëve me kancer kanë ngritur një perandori për mjekun onkolog. Ky i fundit i shpërndan në gjykata që të dalë nga dera e pasme për t’u shpëtuar gazetarëve, ia shpërndan drejtësisë që të marrë “arrest shtëpie”, policisë, por madje edhe restoranteve ku ha që t’i fshijnë pamjet e kamerave.
Pronari 22-vjeçar i restorantit “Ke Liqeni” Egi Sorra është vënë nën hetim. Ky i fundit ka fshirë pamjet nga kamerat e sigurisë gjatë kohës kur në restorantin e tij tek liqeni i Kasharit ka qenë mjeku Edmond Gashi.
Gashi shkoi të drekonte menjëherë pasi u paraqit në gjykatë. Ai theu masën “arrest në shtëpi” dhe ftekuentoi ambientet e restorantit ‘Ke Liqeni’ në fshatin Kus, pjesë e njësisë administrative të Kasharit. Mjeku onkolog u gjet më pas në banesë.
NJOFTIMI
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për Edmond Gashi, 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar Edmond Gashi’.