I sekuestruan 50 mln € pasuri, Kristian Boçi:
Kristian Boçi, një emër i njohur i mediave sociale, ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës për sekuestrimin e 50 milionë eurove pasuri në emër të tij dhe 6 të personave të lidhur me të.
Në një postim në Instagram, Boçi ka mohuar akuzat ndaj tij duke thënë se nuk ka cenuar ligjin e vendit dhe ka bërë vetëm mirë.
Reagimi i plotë:
Zoti nuk na sjell rastesisht ne nje Komb. Për 47 vite i kam dhënë më të mirën time, kam ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që ska. Kurrë si kam hy ne hak vëndit tim, as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me një llojë gjëjë që cenon ligjin e vëndit tim. E dua Zotin dhe ai thotë respekto ligjin dhe ashtu te respektoj une ty. Jam kalimtar, në ketë jetë do testohemi me të mirën e të keqen me u përballë. Zoti e bekoftë vëndin tim dhe për sa të jetoj do bëj veç mirë.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, Kristian Boçi ka krijuar një shoqëri tregtare mes të cilës pastronte paratë e Elman Abules i dënuar për trafik droge në Belgjikë. Nga hetimet rezulton se Kristian Boçi ka bërë blerje fiktive me vlera jo reale, ndërsa ka marrë kredi të mëdha të pajustifikuara. Mes sekuestrimeve janë edhe 14 shoqëri tregtare.
