Ndërtimet e pallateve gjatë natës makth për qytetarët: Pa gjumë dhe me fëmijë të trembur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.06.2024, 11:02

Pallate të reja po i shtohen çdo ditë e më shumë zonave urbane, por qytetarët nuk janë fare të lumtur.

Punimet e kryera gjatë natës janë kthyer në një problem serioz për banorët e zonave ku po kryhen ndërtime.

Së fundmi një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar punimet që kompania “Diellon” po kryen në Paskuqan, në fund të Bulevardit të Ri.

Qytetarja thotë se zhurma e punimeve është e tmerrshme deri në orët e para të mëngjesit dhe përveç gjumit, fëmijët po frikësohen nga këto zhurma.

Ajo ngre pyetjen se si kryhen punime orar pa orar dhe duke prishur qetësinë e banorëve përreth.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje joq , Eshte ora 02:30 min dhe ne nuk po flejme dot nga zhurmat e tmershme qe shkaktojne duke hapur gropa,eshte po na trembin femijet pernate e njejta gje deri ne mengjes,kaq te ngohta i ka krahet ky zoteria qe prish qetesine e te gjithe banoreve te pallatit dhe shtepiave perreth?

Pallatet po ndertohene ne fund te bulevardit ne paskuqan. Firma Diellon

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit