Të shtëna armësh drejt një lokali me pronarë shqiptarë janë regjistruar së fundmi në Belgjikë. Mediat belge, por edhe ato shqiptare thonë se nga të shtënat kanë mbetur të vdekur dy persona dhe tre të tjerë janë plagosur.
Bëhet me dije se viktima kanë mbetur një burrë dhe një grua, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur ende. Raportohet se viktimat janë qëlluar aksidentalisht, pasi shënjestra ka qenë dikush tjetër.
Dyshohet se shënjestra mund të kenë qenë pronarët shqiptarë të lokalit.
Mediat vendase thonë se autorët po lëviznin me skuter dhe u larguan menjëherë nga vendngjarja.