Detaje/ Si u ‘arratis’ Edmond Gashi nga Gjykata?!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.06.2024, 16:08

Mjeku i spitalit Onkologjik Edmond Gashi rezulton të jetë "arratisur" nga Gjykata e Tiranës menjëherë pasi ndaj tij u caktua masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për ‘shpërdorim detyre’.

Pas këtij vendimi ai do të duhej të shoqërohej nga efektivët e Policisë për në banesë, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Mjeku Gashi në momentin që është shpallur vendimi dhe nga salla e gjyqit janë larguar gjyqtarët, prokurori, avokatët dhe personat në hetim, ka përfituar nga një pakujdesi për t’ia ‘mbathur', shkruan tvanews.

Në momentin që Edmond Gashi ka qenë në katin e parë të gjykatës, ka përfituar në rrethana rastësore nga një punonjës i gjykatës që ka qenë duke dalë nga dera e autorizuar për punonjësit e gjykatës, pra që hapet vetëm me kartë të posaçme, dhe ka dalë jashtë.

Nisur nga kjo, pyetja që mund të bëjmë të gjithë është: Kush gjyqtar e ndihmoi Edmond Gashin të dalë nga Gjykata pa u përballur me mediat?!

I shoqëruar nga Emiliano Lela, Mond Gashi ia ka futur vrapit duke i shpëtuar dhe gazetarëve që po e prisnin jashtë për intervistë.

Sipas informacioneve që disponon JOQ Albania, pasi u largua nga Gjykata, Gashi shkoi për të drekuar në një restorant buzë liqenit të Kasharit në një vend ku nuk ka shumë lëvizje.

Nuk dihet cilat do të jenë masat që do të ndërmerren për këtë ngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit